Ndahet nga jeta punëtori i Termocentralit Kosova B

Lajme

Ndahet nga jeta punëtori i Termocentralit Kosova B

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 19:01
Mustaf Murseli

Punëtori i Termocentralit Kosova B, Mustaf Murseli është ndarë nga jeta sot.

Lajmin e kanë dhënë miqtë e kolegët e tij në postime në rrjetin social Facebook.  

Murseli u përshkrua si punëtor i vyeshëm e krenari e termocentralit.

“U prehsh në paqe shoku im, punëtori i TCB Mustaf Murseli. Ishe dhe do të mbetesh krenaria e Termocentralit TCB si punëtor i sjellshëm, i drejt dhe i vyshëm.”

“Gjithnjë shpresoja se do t’ia dilje, ishe i dashur me të gjithë, do të na mungosh. U prehsh në paqe Mustaf Murseli”.

Akoma nuk janë bërë të ditura detajet e ceremonisë së varrimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat