Gjuriq: Veç me Kosovën e kemi vështirë, kushtet tjera për BE i plotësojmë brenda muajsh

Lajme

Gjuriq: Veç me Kosovën e kemi vështirë, kushtet tjera për BE i plotësojmë brenda muajsh

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 22:52
Marko Gjuriq

Që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian “të gjitha kushtet i ka lehtë t’i përmbush…përveç Kosovës”, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, siç e citoi agjencia austriake e lajmeve “APA”.

“Jam i bindur që Serbia mund të plotësojë të gjitha kushtet tjera formale në kapitujt e negociatave brenda disa muajsh”, ka thënë Gjuriq.

Sidoqoftë, siç e citon atë “Swissinfo.ch”, çështjet me Kosovën janë barriera kryesore e Serbisë në synimet e saj deklarative për anëtarësim në BE.

“Çështjet me Kosovën…do të jenë vendimtare në këtë proces…gjithçka tjetër do të jetë lehtë të zgjidhet”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat