Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës

Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 23:48
Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës.

Një person është qëlluar teksa ishte në veturë nga dy anët e rrugës nga së paku dy persona të dyshuar.

Bazuar në informacionet e para, viktima nuk është plagosur dhe ka kërkuar menjëherë ndihmë nga Policia.

Si rezultat, njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të gjejnë gjashtë gëzhoja – që u sekuestruan si prova materiale.

Personat e dyshuar kanë ikur me një veturë dhe akoma s’është identifikuar secili prej tyre.

Të njëjtat burime kanë thënë se viktima në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve policorë ka deklaruar se vetëm njërin nga të dyshuarit ka arritur ta njoh – emrin e të cilit e ka zbuluar në Polici.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për kapjen e të dyshuarve për këtë rast të tentim vrasjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat