MPB-ja e Serbisë dha urdhër për...

Lajme

MPB-ja e Serbisë dha urdhër për...

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 15:38
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se ministria që ai e drejton ka lëshuar urdhër për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

“Ministria e Brendshme ka lëshuar urdhër për ndalimin e tubimit publik ““Mirëdita, dobar dan”, për shkak të rrezikut të rrezikimit të sigurisë së njerëzve dhe pronës, si dhe rrezikut të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në përmasa më të mëdha”.

“Gjithashtu, nuk do të lejohen tubime të tjera në atë zonë. Për këtë urdhër janë njoftuar organizatorët e takimit”, tha Daçiq.

Rreth 50 djathtistë u mblodhën pikërisht përballë lokalit të Beogradit “Dorćol Platz”, për të penguar organizimin e këtij festivali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat