“Gjaku deri n’gu ka mu derdhë”/ Ky është llapjani i arrestuar që kërcënoi policët pasi ia konfiskuan veturën

Lajme

“Gjaku deri n’gu ka mu derdhë”/ Ky është llapjani i arrestuar që kërcënoi policët pasi ia konfiskuan veturën

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 16:49
Ilustrim

Ligji i ri për rregullat e trafikut, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në trafik, parasheh edhe dënime më të ashpra.

Kohët e fundit, jo rrallëherë, Policia është përballur me kanosje e madje edhe me sulme qoftë verbale apo fizike gjatë shqiptimit të gjobave ndaj shkelësve të këtyre rregullave.

Një rast i tillë ka ndodhur të mërkurën në Podujevë, ku zyrtarët policorë të Trafikut janë kërcënuar nga një shofer.

I dyshuari i ka kanosur policët që vepruan sipas ligjit për t’ia konfiskuar veturën, pasi i njëjti ishte duke lëvizur pa patentë shofer – dokument ky që i ishte konfiskuar më herët.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dijese personi i dyshuar është Armend Hoxha, i cili ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, Hoxha po dyshohet se iu është drejtuar zyrtarëve policorë ndër të tjera edhe me fjalët “Gjaku deri n’gu ko mu derdhë, s’guxoni me ma marrë veturën”.

Policia ka arritur që ta vë situatën nën kontroll dhe e ka arrestuar personin e dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Kanosja”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat