Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi dje në Prishtinë mes një veture dhe një autobusi, ku si pasojë vdiq një person dhe u lënduan 14 të tjerë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se personi që ka vdekur është vozitësi i veturës.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi.
“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture me vozitës mashkull kosovar dhe një autobusi. Si pasojë përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar disa persona /pasagjerë dhe vozitësi i veturës i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.