Lista Serbe reagon për dënimin rreth vrasjes së Ivanoviqit: Tregon sa shumë Kurti i urren serbët

Lajme

Lista Serbe reagon për dënimin rreth vrasjes së Ivanoviqit: Tregon sa shumë Kurti i urren serbët

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 13:22
Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar pas dënimit të katër serbëve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ish-politikan kontravers serb, që ishte kundërshtar i LS.

Në komunikatën e tyre, Lista Serbe ka bërë disa pretendime të çuditshme.

Krejt këtë proces gjyqësor, LS-ja e ka cilësuar si farsë, ndërsa e ka bërë fajtor “regjimin e Kurtit”, siç i referohet Qeverisë së Republikës Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

“Vendimi drakonian, i pabazuar, pa të gjitha provat dhe vendimi i inskenuar politikisht i kuazi-gjykatës së Kurtit kundër katër serbëve në Vidovdan është vazhdimësi e spastrimit etnik të Kosovës përmes dhunës institucionale të qartë dhe të paqartë që regjimi i Kurtit ka kryer në të kaluarën tre vjet kundër popullit serb” – ka shkruar Lista Serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat