Vitin e kaluar, Shqiponjë Isufi ishte vrarë në Zvicër, nga burri i saj. Dy javë më parë dorasi u dënua me 17 vjet burg.
Për herë të parë, pasi gjykata shqiptoi dënimin, babai i Shqiponjës ka folur rreth ngjarjes në një lidhje direkte në Kosova Today.
Qamil Isufi, aty tregoi arsyet që mendon se ka mundësi që kanë dërguar deri te krimi i kryer.
“Në të njëjtën kohë ishte ai presioni se ai ose duhet të punojë ose të reflektojë për jetën për më tutje se si do të jetoj, kjo është faktori 1”, u shpreh ai.
“Ndoshta ka lindur edhe ideja e tij, se mund ta humb Shqiponjën, dhe po e humbi Shqiponjën humb e gjithë pasuria”, shtoi Isufi.
“Kjo ishte mendimi im, që xhelozia dhe paraja është shkaktar i kësaj dhimbje”, tha tutje ai.