Policia interviston dy persona të nacionalitetit serb, dyshohen për vendosjen e kamerave në Lagjen e Boshnjakëve

Lajme

Policia interviston dy persona të nacionalitetit serb, dyshohen për vendosjen e kamerave në Lagjen e Boshnjakëve

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 15:20
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës në veri, është duke intervistuar dy persona te nacionalitetit serb, te cilët dyshohen për vendosjen e kamerave ilegale, në ndërtesën afër shkollës “Teknike” ne Lagjen e Boshnjakeve.

Sipas burimeve të televizionit, këto kamera ilegale të cilat ishin të kamufluara në një kondicioner, kanë vëzhguar çdo lëvizje të Policisë së Kosovës dhe pjesëtaret e KFOR-it.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thëne se intervistimi për dy personat është duke vazhduar.

Kamerat e sekuestruara tashme nga Policia e Kosovës, kane qenë të nivelit të lartë të rezolucionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat