ASK: Për një vit Kosovën e vizituan mbi 300 mijë njerëz

Lajme

ASK: Për një vit Kosovën e vizituan mbi 300 mijë njerëz

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Kosova është bërë shtet që 16 vjet. Edhe pse një shtet i ri, asaj nuk po i mungojnë vizitorët.

Vetëm vitin e kaluar, vendin tonë e vizituan mbi 300 mijë njerëz.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vendet që më së shumti vijnë vizitorë në Kosovë janë, Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra.

Ndërkaq, nga qytetet që vizitohen më shumë në Kosovë janë, Prishtina, Prizreni e Peja.

E arsyet e vizitës së mbi 300 mijë personave, sipas ASK-së janë vizitat familjare, pushimet si dhe vizitat për biznes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat