Video virale e Dimal Bashës – e bën një “sllallom” në fushë edhe pse s’e pengon askush, pastaj shënon gol

Lajme

Video virale e Dimal Bashës – e bën një “sllallom” në fushë edhe pse s’e pengon askush, pastaj shënon gol

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 06:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha e shënoi dje një gol në ndeshjen miqësore mes deputetëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Videoja e golit të tij u bë virale për mënyrën se si realizoi.

Ai e mori topin nga mesi i fushës dhe bëri “sllallom”, duke mos u penguar nga askush dhe në fund shënoi gol.

Kjo ndeshje miqësore u zhvillua dje në kryeyqytetin e Kosovës, Prishtinën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat