Hovenier dhe Bektashi do të këndojnë himnin kombëtar të ShBA-së për nder të përvjetorit të pavarësisë

Lajme

Hovenier dhe Bektashi do të këndojnë himnin kombëtar të ShBA-së për nder të përvjetorit të pavarësisë

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 15:04
Flamuri i Kosovës dhe i ShBA-së.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier,  do të këndojë bashkë me këngëtaren kosovare, Alma Bektashi, në ceremoninë që do të organizohet për shënimin e 248-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e bëri të ditur këngëtarja Alma Bektashi, e cila tha se nuk e kishte ditë më herët se Hovenier mund të këndojë.

“Ambasadori Hovenier këndon shumë bukur, cilësohet si bariton”.

“Është shumë interesant ta dëgjosh  derisa këndon sepse ka një zë të bukur”, ka thënë Bektashi.

Bektashi shtoi se ceremonia në fjalë do të mbahet më 2 korrik. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat