Gashi: Nisa me u shqetësu për kurrizin e çikës së Kurtit që mëson në Norvegji

Lajme

Gashi: Nisa me u shqetësu për kurrizin e çikës së Kurtit që mëson në Norvegji

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 18:45
Analisti Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi i ka peshuar librat e klasës së gjashtë të djalit të tij, të cilat e kanë peshën 6.5kg.

“djali e ka kry klasën e gjashtë e u dashtë me i kthy në shkollë krejt librat e klasës së gjashtë. para se me i çu në shkollë, isha tu mendu – jo për përmbajtjen, se ajo po dihet që e zibidishme – po sa shumë libra dhe sa të randë, prandaj vendosa me i peshu: 6.5 kg”, shkruan ai.

“mandej ja nisa me mendu për librat me të cilët mëson në norvegji çika e kryeministrit tonë – jo për përmbajtjen e tyre, se ajo po dihet që e jashtëzakontë – po për peshën e tyre. fillova me u shqetësu për kurrizin e çikës të kryeministrit…”, shprehet Gashi.

Postimi i tij i plotë:  

djali e ka kry klasën e gjashtë e u dashtë me i kthy në shkollë krejt librat e klasës së gjashtë.

para se me i çu në shkollë, isha tu mendu - jo për përmbajtjen, se ajo po dihet që e zibidishme - po sa shumë libra dhe sa të randë, prandaj vendosa me i peshu: 6.5 kg.

mandej ja nisa me mendu për librat me të cilët mëson në norvegji çika e kryeministrit tonë - jo për përmbajtjen e tyre, se ajo po dihet që e jashtëzakontë - po për peshën e tyre. fillova me u shqetësu për kurrizin e çikës të kryeministrit...

p.s.

meqë ra fjala, djali s'ka kalu krejt 5-she. rrush prej 3-ve dhe jam shumë i lumtun për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat