Çka shkroi Kurti në librin e zisë për Kadarenë

Lajme

Çka shkroi Kurti në librin e zisë për Kadarenë

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 13:28
Kryeministri Albin Kurti

“Pikëllimi është i thellë, admirimi është i fortë.

Me mall e mirënjohje, Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës”, këto janë disa nga fjalët që Kurti i shkroi në librin e ngushëllimeve për poetin, Ismail Kadare.

Kurti bashkë me ministra e deputetë, kanë bërë homazhe para arkivolit me trupin e Kadaresë, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare.

Image
Shkrimi i Kurtit

Pas homazheve ku morën pjesë familjarët e të ndjerit, miqtë, e liderë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, arkivoli me trupin e shkrimtarit është nisur drejt varrezave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat