Dha një lajm pozitiv për Kosovën, Drecun i reagon Vogel

Lajme

Dha një lajm pozitiv për Kosovën, Drecun i reagon Vogel

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 10:12
Milovan Drecun

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha se asnjë mekanizëm i Bashkimit Europian apo i “disa burokratëve europian”ë nuk do të mund ta detyrojë Beogradin ta njohë shtetin e Kosovës.

Duke iu referuar një deklarate të Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, i cili tha se zgjedhja e Kaja Kallas si shefe e diplomacisë së BE-së mund të ishte pozitive për Kosovën, Drecun tha se në dialog, presioni duhet të bëhet mbi Kosovën.

“Kushdo që tenton ta keqpërdor dialogun dhe propozimin e marrëveshjes franko-gjermane, për ta nxjerrë njohjen nga Beogradi, qoftë njohje de facto apo de jure e shtetit të rremë të Kosovës, gabon shumë. Asnjë mekanizëm i Bashkimit Europian apo i ndonjë europiani burokratët do të mund ta detyrojnë Beogradin ta pranojë njohjen e shtetit të rremë të Kosovës”, tha Drecun për Tanjug.

Ai tha se Beogradi duhet të ketë rezerva të mëdha për kryeministren estoneze, Kaja Kallas, e propozuar për ta pasuar Josep Borrellin në krye të diplomacisë së BE-së, duke përmendur se Estonia e njeh pavarësinë e Kosovës.

Drecun tha se deklarata e Vogel është “stereotip i Perëndimit që sugjeron se është Beogradi ai që po pengon përparimin në dialog dhe jo Prishtina”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat