Këta janë pronarët e kompanisë dhe pronës në Lipjan të arrestuar pas vdekjes së punëtorit

Lajme

Këta janë pronarët e kompanisë dhe pronës në Lipjan të arrestuar pas vdekjes së punëtorit

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën pasdite, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që pësoi derisa ishte duke punuar në një objekt në Lipjan. Viktima vdiq pasi u dërgua në QKUK, ndërkohë që dy persona tashmë janë arrestuar.

Siç u raportua, punëtori që nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve është Naser Avdullahu, 52-vjeçar, i cili ka rënë nga objekti 4-katësh që po ndërtohej në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Dy të dyshuarit, pronari i kompanisë dhe pronari i pronës, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje

Media ka mësuar se dy personat që përfunduan në ndalim janë Avdullah Sllamniku dhe Albin Reqica.

Lajmi për ndalimin e tyre e është konfirmuar edhe nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se viktima (mashkull) si pasojë e lëndimeve të marra pasi është rrëzuar nga objekti ku punonte, fatkeqësisht nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion. Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas KPRK-së. Të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat