Vulin me pretendime të rënda: Kurti bëri spiunin në burg të Pozharevcit

Lajme

Vulin me pretendime të rënda: Kurti bëri spiunin në burg të Pozharevcit

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 20:11
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, njëherit i sanksionuar nga ShBA-të, ka reaguar pas tekstit të kryeministrit Albin Kurti në “New York Times” duke bërë pretendime të rënda ndaj tij.

Sipas “Kosovo-Online” Vulin ka pretenduar se Kurti bëri spiunazh sa ishte në burg, për kushte më të mira.

“Nëse dikush s’e kupton se çfarë frikacaku dhe gënjeshtari është ai, ta lexojë përsëri tekstin e tij. Ashtu siç pagoi për kushte më të mira në burgun serb në Pozharevc në vitin 1999 duke spiunuar shokët e tij ushtarë, ai sot do të paguante për fuqinë e tij me kokat e ushtarëve të NATO-s.” – ka pretenduar Vulin.

Kryeministri Kurti sot ka publikuar një opinion në “New York Times".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat