Ambasadori i Algjerisë në Beograd përzihet pak: Jemi me Serbinë, Kosova ta themelojë Asociacionin

Lajme

Ambasadori i Algjerisë në Beograd përzihet pak: Jemi me Serbinë, Kosova ta themelojë Asociacionin

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 11:28
Fatah Mahraz

Ambasdori i Algjerisë në Serbi, Fatah Mahraz, është lëshuar në komente për punë që s’janë të tij.

Ai ka kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe dhe duke i qëndruar pozicionin të Serbisë për të ashtuquajturin “integritet territorial të Serbisë” që supozon edhe Kosovën si “pjesë të saj”.

“Është e vërtetë se gjatë rishikimit të situatës në Kosovë në fillim të vitit, pas vendimit të njëanshëm të autoriteteve të Prishtinës për të imponuar përdorimin e euros në zonat me shumicë serbe.

Mbështetja jonë u bazua në arsye objektive, ndër të cilat domosdoshmëria për të rikthyer besimin e dy palëve vazhdimi i dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, për të shmangur një përshkallëzim që mund të çojë në tensione ndëretnike, si dhe rëndësia e krijimit të Asociacionit, si e paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”, tha Mahraz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat