Ka vdekur i riu Val Azllan Zukaj nga Belegu i Deçanit.
Për vdekjen e tij shkroi edhe depueti i LDK’së, Armend Zemaj, i cili tha se Zukaj mori sot lamtumirën e fundit.
Zemaj derisa u shprehi familjarëve ngushëllime, tha edhe disa karakteristika që e kanë veçuar tashmë të ndjerin.
“Sot, mori lamtumirën e fundit i riu Val Azllan Zukaj nga Belegu i Deçanit. Djalë i lindur e rritur në Gjermani, i shkolluar dhe me prespektivë, me një fjalë ashtu siç janë me traditë familja e tij edhe ai ishte i dashtun për vendin, familjen e bashkëkombasit e vet.
Ngushëllime të sinqerta prindërve, familjes e miqve të tij”, shkroi Zemaj.