Zhvillim i ri në raportet VV-PDK, deputetë e zyrtarë të dy palëve luajnë një ndeshje “miqësore” futbolli

Lajme

Zhvillim i ri në raportet VV-PDK, deputetë e zyrtarë të dy palëve luajnë një ndeshje “miqësore” futbolli

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 22:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zhvillim i ri ka ndodhur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Deputetë e zyrtarë të dy subjekteve, sipas një fotografie, kanë luajtur një ndeshje ‘miqësore’ në futboll.

Fotografi Bujar Gashi ka publikuar fotografinë e dy ekipeve në fushën e futbollit, por nuk ka treguar kur është shkrepur ajo.

Në fotografi shihen deputetë e zyrtarë të të dy palëve, Dimal Basha, Bekim Haxhiu, Mërgim Lushtaku etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat