Fluks në akset rrugore, shqiptarët e Kosovës drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën

Lajme

Fluks në akset rrugore, shqiptarët e Kosovës drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 10:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Në pikun e sezonit turistik, me fluksin e lartë të pushuesve disa akse kryesore mbeten problematike, konkretisht gjatë fundjavës.

Gazetari i ABC News, Ahmet Zani raporton se pushuesit e shumtë nga Kosova kanë preferuar të kalojnë fundjavën në bregdet, nga numri i lartë i pushuesve që udhetojne me autovetura, kanë krijuar trafik të rënduar pranë kryqëzimit të Fushë Milotit. Drejtoria e qarkullimit rrugor ne Lezhë ka marrë masa me efektive të shtuar per disiplinimin e trafikut.

E njëjta situatë me trafik të renduar krijohet dhe gjatë pasdites, gjatë kthimit të pushuesve

. Ndërsa pushuesit që preferojnë bregdetin e jugut lëvizin lirshëm në rrugën e re të ” Korridorit blu” e hapur në fund të muajit qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat