Tri motra dyshojnë se nëna e tyre vdiq si pasojë e moskujdesit

Lajme

Tri motra dyshojnë se nëna e tyre vdiq si pasojë e moskujdesit

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 10:01
Ilustrim

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje në Prishtinë.

Kjo pas dyshimeve, që tri vajzat e viktimës i kanë paraqitur në polici.

Ato kanë raportuar se vdekja e nënës së tyre mund të ketë ardhur si pasojë e moskujdesit.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Tri ankueset femra kosovare kanë paraqitur  rastin e vdekjes së nënës së tyre që dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e mos-kujdesit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat