Demolli nga KMDLNJ: Kushtet në burgjet e Kosovës, më të mirat në rajon – s’ndikojnë te arratisjet

Lajme

Demolli nga KMDLNJ: Kushtet në burgjet e Kosovës, më të mirat në rajon – s’ndikojnë te arratisjet

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

E ftuar në emisionin Frontal me Arsim Lanin, Valentina Demoll nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka folur për kushtet brenda burgjeve në Kosovë.

Demolli tha se kushtet e përgjithshme janë të mira, duke përjashtuar raste kur të burgosurit kanë sëmundje të ndryshme kronike apo terciare.

“Nëse i krahasojmë me vendet e rajonit, si Shqipëria, Serbia e Maqedonia, Kosova qëndron jashtëzakonisht mirë me kushte dhe standarde” tha Demolli.

Demolli tha se këto kushte nuk ndikojnë që arratisjet të jenë më të lehta.

“Nuk do të kisha thënë që kushtet ndikojnë. Ato kanë ekzistuar gjithmonë. Pra, nuk mundemi me bë krahasim me arratisjen dhe kushtet. Duhet të punohet që personat e privuar nga liria të kenë kushte më të mira brenda qendrave” tha mes tjerash Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat