Pas një kohe të gjatë në arrati, ka rënë sonte në prangat e Policisë Ilvaim Zimmerli Gashi, nga fshati Sferkë i Klinës, i shpallur në kërkim para disa vitesh nga Policia e Kosovës, nën dyshimet për mashtrim.
Gashi, është kapur sonte në rrugën “Willaim Walker” në Prizren, ku u prangos dhe u shoqërua në Polici për procedurat e mëtejme.
Më 9 korrik të vitit 2021, Policia kërkonte ndihmë për arrestimin e tij, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.
Por, dosja e Zimmerli Gashit është e pasur edhe me raste të tjera, pasi ndaj tij kanë qenë të lëshuara 5 urdhëresa aktive.
Gashi do të dërgohet në burg, për ta vuajtur dënimin prej 1 vit e katër muaj burgim.
Kujtojmë se Gashi kishte dy adresa vendbanimi, në Klinë dhe në Prizren.