Prapaskenat e ngjarjes në Serbi, ky dyshohet se ishte shkaku që Hajrizi vrau policin serb

Lajme

Prapaskenat e ngjarjes në Serbi, ky dyshohet se ishte shkaku që Hajrizi vrau policin serb

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 09:51
Artan Hajrizi ka thënë se ishte nisur për të vizituar një shok të tij në Loznicë dhe pasi pjesëtarët e MPB-së i kërkuan që t’u tregonte çantën që mbante, ai hapi zjarr.

Një polic serb është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Loznicë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ku autor dyshohet të jetë shqiptari nga Kosova Artan Hajrizi.

“Novosti” ka zbuluar detaje të tjera nga vrasja. Gjithçka ndodhi gjatë një kontrolli rutinë të taksive në Loznicë në të cilën ndodheshin shtetas shqiptarë.

Sipas informacioneve jozyrtare të kësaj gazete, pas ndalimit nga policia kufitare, 33-vjeçari Artan Hajrizi ka thënë se ishte nisur për të vizituar një shok të tij në Loznicë dhe pasi pjesëtarët e MPB-së i kërkuan që t’u tregonte çantën që mbante, ai hapi zjarr.

Për këtë rast ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Policia në vend ka gjetur pasaportën e të dyshuarit të lëshuar nga institucionet e përkohshme të të ashtuquajturës Kosovë në emër të Hajziri Artan (33) dhe një letërnjoftim gjerman”, ka thënë Daçiq.

Media pak më parë raportoi se i dyshuari për këtë rast, Artani, është vëllai i Faton Hajrizit i cili u arratis nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik dhe që atëherë është në kërkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat