Daçiq: Në BeH është arrestuar një 39-vjeçar që e ndihmoi të dyshuarin për vrasjen e policit

Lajme

Daçiq: Në BeH është arrestuar një 39-vjeçar që e ndihmoi të dyshuarin për vrasjen e policit

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 16:21
Ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se në Bijelinë, Republika Sërpska, BeH, është arrestuar i dyshuari për transportimin nga Presheva në Loznicë të të dyshuarit për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri.

“Pasdite në Bijelinë, në bashkëpunim me Policinë e Republika Sërpskas, është arrestuar Z.R. (39), për të cilin dyshohet se e ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva në Loznicë”, ka thënë Daçiqi, ka njoftuar ministria serbe e brendshme, raporton Tanjug.

Gjithashtu, është arrestuar për ndihmë edhe bashkëshortja e tij, I.R. në Mladenovac, Serbi. 

Ndryshe Faton Hajrizi ende është në arrati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat