Vuçiq nga Londra e quan ‘akt terrorist nga një shqiptar’ vrasjen e policit serb

Lajme

Vuçiq nga Londra e quan ‘akt terrorist nga një shqiptar’ vrasjen e policit serb

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 17:54
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq derisa po qëndron në Londër, e ka quajtur ‘akt terrorist’ vrasjen e policit serb, të cilën sipas mediave serbe, raportohet ta ketë kryer një qytetar i Kosovës.

Vuçiq nuk ka komentuar gjatë rastin, veçse bëri të ditur se do ta ndihmojnë familjen e policit serb të vrarë.

”Edhe një herë dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së Nikolla Krsmanoviqit, policit tonë që u vra nga ky shqiptar në një akt terrorist.

Ajo që mund të bëjmë është të ndihmojmë familjen, t’i shprehim ngushëllimet tona. Fatkeqësisht, ne nuk mund ta kthejmë atë jetë të re”, tha ai

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat