​Vasileviq për rastin në Loznicë: Identiteti i sulmuesit ende nuk është konfirmuar

Lajme

​Vasileviq për rastin në Loznicë: Identiteti i sulmuesit ende nuk është konfirmuar

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 20:36
Ndihmës drejtori i Policisë së Serbisë Dragan Vasileviq

Ndihmës drejtori i Policisë së Serbisë Dragan Vasileviq tha sot se identiteti i autorit të vrasjes së policit Nikolla Krsmanoviq në afërsi të Loznicës ende “me siguri nuk është konfirmuar”, edhe pse në vendin e sulmit janë gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim gjerman në emër të Artan Hajzirit.

Vasileviq tha për RTS, se MPB e Serbisë po bashkëpunon me policinë e Republikës Serbe në kërkimin e të dyshuarit dhe se ata kanë krijuar bashkëpunim me policinë e BeH dhe Kroacisë, si dhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Sipas tij, forca policore janë ende në kërkim të zonës përreth lumit Drina, ndërsa në kërkim janë angazhuar edhe helikopterë, dronë dhe pajisje të imazheve termike.

Vasileviq tha gjithashtu se polici i plagosur ka qëlluar disa herë ndaj sulmuesit, por policia nuk e di nëse ai është goditur ose jo.

Polici i plagosur serb ndodhet në repartin e kirurgjisë në Loznicë dhe është jashtë rrezikut për jetë, sipas mediave serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat