Ky është taksisti i arrestuar i cili transportoi të dyshuarin për vrasjen e policit në Serbi

Lajme

Ky është taksisti i arrestuar i cili transportoi të dyshuarin për vrasjen e policit në Serbi

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 06:26
Mithat Hadziç

Në Loznicë të Serbisë një person ka vrarë një polic dhe e ka plagosur një tjetër.

Për këtë është arrestuar, taksisti Mithat Hadziç i cili ka transportuar personin e dyshuar.

Siç ka raportuar  Sandzak Danas banorët e Tutinit janë shprehur të tronditur nga lajmi se bashkëqytetari i tyre Mithat Haxhiq ka transportuar të dyshuarin për vrasjen e policit. Ata që e njohin thonë se nuk dukej si kriminel, por e vetmja e keqe që kanë dëgjuar për të ishte se transportonte emigrantë nga Tutini drejt pikave kufitare.

“Nuk dukej si një kriminel, e vetmja gjë e keqe që kemi dëgjuar për të është se transportonte migrantë nga Tutini në pikën kufitare,” ka thënë njëri nga banorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat