​Dy fshatra ishin në rrezik, KFOR-i amerikan ndërhyri me dy helikopterë për ta shuar zjarrin

Lajme

​Dy fshatra ishin në rrezik, KFOR-i amerikan ndërhyri me dy helikopterë për ta shuar zjarrin

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO ka ndihmuar dje departamentin e Zjarrfikësve të Klinës në shuarjen e zjarrit në zonë.

Meqenëse fshatrat Vidajë dhe Jagodë ishin në rrezik për t'u prekur nga zjarri, aviacioni amerikan ndërhyri me dy helikopterë të pajisur me kova uji.

Sipas KFOR-it, ata vazhduan të ofrojnë ndihmën e tyre.

Kjo deri në eliminimin e rrezikut nga zjarri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat