Dalin detaje të reja mbi vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi

Lajme

Dalin detaje të reja mbi vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi

Nga: Bota sot Më: 19 korrik 2024 Në ora: 14:19 Përditësuar në ora: 15:20 më 19.07.2024
Personi i vrarë është Faton Hajrizi

“Në kamerën e dyqanit të tij…!” – dalin detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi

Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij, është vrarë nga policia serbe në afërsi të Loznicës.

Sipas Telegrafi.rs, ai ishte pikasur nga një banor lokal në kamerën e dyqanit të tij dhe ky person e kishte njoftuar menjëherë policinë.

Hajrizi ishte parë gjithashtu të ecte nëpër oborre të shtëpive në rrugën e Shabacit.

Sipas kësaj medie, policia ndërmori veprimet e nevojshme për të arrestuar ose neutralizuar të dyshuarin.

Publikohet fotografia e armës së Faton Hajrizit, të gdhendura simbolet e UÇK-së

Nga: Bota sot

Faton Hajrizi, i cili dyshohet se vrau policin Nikolla Krsmanoviq, është vrarë sot nga policia në një lokacion afër kufirit me Serbinë.

Sipas mediave serbe, ai është lokalizuar nga pjesëtarët e policisë, dhe më pas disa herë ka kërkuar që të dorëzohet. Më pas, sipas tyre, ai ka refuzuar dhe ka vendosur të qëllojë në drejtim të tyre, pas së cilës ata kanë kthyer zjarr.

Media serbe Informatori ka publikuar fotografitë e Fatonit të vrarë dhe të armës, me të cilën ka qëlluar policinë serbe. Sipas tyre, në armë ishin të gdhendura simbolet e UÇK-së, përcjell Bota sot.

"Policia serbe e kishte lokalizuar në një pikë karburanti jo larg FK Trbusnica. Ai u përpoq të arratisej përtej Drinës, por kur kuptoi se kishte pjesëtarë të policisë në të dyja anët, hoqi dorë nga vrapimi, por hapi zjarr ndaj tyre dhe filloi t'i shajë në serbisht", shkruan media serbe.

Helikopter në vendin e vrasjes së Faton Hajrizit

Nga: Bota sot

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit është likuiduar.

Në vendngjarje ka zbritur edhe një helikopter i MUP-it.

Hajrizi, sipas informacioneve, është nisur për në Banjë të Koviljaçës, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash, ku prej vitesh fshihen mërgimtarët nga Presheva, në pritje të një “lidhjeje” për të ikur nëpër rrugën Drina.

“Pjesëtarët e policisë vranë një polic në afërsi të Loznicës”, tha Daçiq.

Ministri Daçiq ka dalë në vendin e ngjarjes.

Mediat serbe: Faton Hajrizi fshihej në një fabrikë të braktisur, shtiu disa herë në drejtim të policisë

Faton Hajrizi u vra në një fabrikë të braktisur jo larg vendit ku 36 orë më parë vrau policin Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi Vjekoslav Iliq.

Siç raportojnë mediat në Serbi, ai nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me një numër të madh të shtënash në drejtim të policëve serbë.

Siç shkruan mediumi Nova.rs, ai ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë që e kanë rrethuar dhe ata kanë shpëtuar nga jelekët antiplumb dhe helmetat që kishin.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit është vrarë.

Hajrizi, sipas informacioneve tona, është nisur për në Banjë të Koviljaçës, por nuk ia ka dalë, prandaj është fshehur në një kompleks të braktisur të fabrikës, ku prej vitesh fshihen mërgimtarët nga Presheva, në pritje të një “lidhjeje” për të ikur.

Hajrizi është shpallur sot në kërkim pasi është identifikuar si i dyshuari kryesor për ngjarjen në Lloznicë të mërkurën në mbrëmje.

Të shtënat me armë kanë ndodhur kur policët gjatë një kontrolli rutinë kanë ndaluar një automjet me targa turke. Në vend është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim gjerman në emër të Artan Hajrizit.

Ministri serb Ivica Daçiq ka thënë se ka qenë sulm terrorist, andaj rastin e mori përsipër Prokuroria për Krim të Organizuar.

Publikohen pamjet nga vendi ku u ekzekutua Faton Hajrizi

Një video e publikuar së fundmi në mediat serbe shfaq vendin ku është vrarë Faton Hajrizi.

Në rrethinën e Lozicës në afërsi të kufirit me Bosnje e Hercegovinën, Faton Hajrizi është qëlluar për vdekje nga forcat e policisë serbe.

Në videon e publikuar shihen dy autoambulanca si dhe forcat e policisë.

Hajrizi ndodhej në arrati në Serbi për shkak të dyshimeve se kishte vrarë dhe plagosur një polic.

Sipas zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, Hajrizi nuk i ishte dorëzuar autoriteteve serbe dhe i njëjti kishte shtënë në drejtim të policisë, me shkas edhe kanë reaguar duke e qëlluar Hajrizin për vdekje.

A u plagos Faton Hajrizi në natën kur vrau policin serb?

Faton Hajrizi u vra pasditen e së premten në zonën e qytetit të Loznicës në Serbi.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht edhe nga autoritetet serbe.

Madje, janë publikuar edhe pamje të Faton Hajrizit të shtrirë në tokë.

Ajo që vërehet është që Hajrizi e kishte të lidhur këmbën me një rripë.

Kjo shtynë të dyshojë se ai dyshohet se ka mundur të mbetet i plagosur natën kritike ku vrau policin serb dhe plagosi një tjetër.

Edhe për shkak që sipas rrëfimit të policit serb të plagosur në shpatull, ai ka shtënë ndaj Hajrizit, por që nuk e di se a e ka qëlluar.

Ja si e zbuluan policia serbe se ku ndodhej Faton Hajrizi

Mediat në Serbi po raportojnë se Faton Hajrizi është vrarë.

Siç ka raportuar media serbe Novosti, Faton Hajrizi është vrarë në rrugën Drinska 21 në Loznicë për shkak se i ka bërë rezistencë policisë.

Tutje thuhet se një vendas e raportoi se kishte parë një person me përshkrimin e MPB’së në Serbi pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës.

Pjesëtarët e MPB-së në numër të madh bllokuan të gjithë zonën dhe rrugën Drinska dhe e vranë një shqiptar në numrin 21.

​Mediat serbe japin detaje nga vrasja e autorit të vrasjes së policit serb

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq njoftoi sot për vrasjen e autorit të vrasësit të policit serb.

Mediumi serbe Blic.rs raporton sipas informatave të tij se “Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë”.

“Kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash, ku prej vitesh fshihen migrantët nga Presheva në pritje të një “lidhjeje” për të ikur përtej Drinës”, shkruan Blic.rs.

Image

Personi i vrarë sipas mediave serbe është Faton Hajrizi

“Pjesëtarët e policisë e likuiduan në afërsi të Loznicës”, citohet të ketë thënë Daçiq.

Mediat serbe publikojnë pamjet nga vendi i ngjarjes: Vritet Faton Hajrizi

Menjëherë pasi Ivica Daciq njoftoi se është vrarë një person i dyshuar për vrasjen dje të policit serb, mediat në Beograd, raportojnë se personi i likuiduar nga autoritetet serbe është Faton Hajrizi.

Madje, mediat serbe kanë publikuar edhe pamjet e të vrarit.

Derisa identiteti i tij mbetet ende i pakonfirmuar.

Image

Personi i vrarë sipas mediave serbe është Faton Hajrizi

“Pjesëtarët e policisë e likuiduan në afërsi të Loznicës”, citohet të ketë thënë Daçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat