Gazetari Kushtrim Sadiku në emisionin Raport Special ka dhënë detaje të reja sa i përket vrasjes së Faton Hajrizit nga policia serbe.
Sadiku ka treguar edhe disa fotografi të makinës të cilat janë publikuar nga mediat në Serbi, dhe dyshohet se këto plumba ja shtënë gjatë përplasjes së Hajrizit me policinë.
Rikujtojmë se në Loznicë të Serbisë, janë mobiluar më shumë se 400 policë serb për të arrestuar Faton Hajrizin por që përfunduan duke e vrarë.
Ndryshe, Hajrizi ishte larguar nga burgu i Smrekonicës.