Pamje të ndjeshme - Një nënë pretendon se ia rrahën fëmijën në Prishtina Mall

Lajme

Pamje të ndjeshme - Një nënë pretendon se ia rrahën fëmijën në Prishtina Mall

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 08:01
Ilustrim

Një nënë nga Prishtina ka pretenduar se fëmijën e saj ia ka rrahur një grua në Prishtina Mall.

E.K tha se rasti ka ndodhur të enjten dhe se e ka raportuar në polici.

Sipas saj fëmijët në këndin e lojërave ishin duke u grindur mes vete, aty ka ndërhyrë e dyshuara E.S e cila po ashtu është nënë duke i rrahur fëmijët e tjerë.

Madje siç thotë ajo E.S i ka kapur edhe për fyti fëmijët.

“Në Prishtina Mall mbrëmë ka pas grindje të fëmijëve të këndi i lodrave. Një nënë i ka sulmu djalin tem edhe dy fëmijë të vajzës se dajës. I ka ndjek fmit. Ju ka mshu shpullë e i ka kap për fyti”, tha nëna E.K.

Image
Lëndimet që sipas saj kanë marrë fëmijët nga E.S.

E.K ka dërguar edhe pamje nga lëndimet që sipas saj kanë marrë fëmijët nga E.S.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat