Vdes inxhinieri që projektoi digën e Ujmanit

Lajme

Vdes inxhinieri që projektoi digën e Ujmanit

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 13:15
Avdi Gjonbalaj

Të dielën ka vdekur Avdi Gjonbalaj, inxhinieri i cili projektoi digën e Ujmanit.

Gjobalaj ishte ish-zyrtar i Lartë i Organit Krahinor për Hidroekonomi dhe njihet si njeriu që kishte projektuar digën e Ujmanit dhe sistemin ‘Ibër-Lepenc’.

Lajmin e kanë bërë të ditur miq të tij në rrjetin social Facebook.

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali shkroi se “sot [të dielën] ndërroi jetë një nga figurat më të jashtëzakonshme” të lëmisë së ujërave në Kosovë.

“Të gjithë e njohin atë si emri ku lidhet liqeni i Ujmanit dhe sistemi ‘Ibër-Lepenc’. Avdi Gjonbalaj do të kujtohet pambarimisht për veprën e madhe në të cilën mori pjesë, drejtoi dhe mbrojti gjithë jetën”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat