Petkoviq: Ashtu siç ka premtuar presidenti ynë, serbët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza

Lajme

Petkoviq: Ashtu siç ka premtuar presidenti ynë, serbët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 13:38
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën e ngarkuar për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit të BE-së për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe nga Kosova, të lëshuar nga Administrata Koordinuese e Serbisë dhe ka pretenduar se kjo është dëshmi se “autoritetet në Serbi nuk kanë hequr dorë nga lufta për të drejtat e serbëve në Kosovë”.

Në garën e servilizimit me funksionarë tjerë serb ndaj liderit të tij suprem, Petkoviq ka shkruar në rrjetin social “X” se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka premtuar se serbët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza.

“Më në fund një lajm i mirë për njerëzit tanë nga Kosova. Në Këshillin e BE-së, pasaportat serbe të lëshuara nga Administrata Koordinuese e Serbisë morën liberalizimin e vizave, serbët nga Kosova dhe Metohia do të mund të udhëtojnë pa viza, siç ka premtuar Aleksandar Vuçiq.

Edhe kjo fitore tregon se ne nuk po heqim dorë nga lufta për të drejtat e popullit tonë në Kosovë e Metohi”, ka pretenduar Petkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat