Kurti flet nga Kardiologjia: Me zemër jam mirë, kur do të kem probleme me të do të njoftoheni edhe ju

Lajme

Kurti flet nga Kardiologjia: Me zemër jam mirë, kur do të kem probleme me të do të njoftoheni edhe ju

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 12:32
Kryeministri Albin Kurti sot bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, qëndruan në Klinikën e Kardiologjisë

Kryeministri Albin Kurti sot bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, qëndruan në Klinikën e Kardiologjisë për përurimin e disa investimeve aty.

Ai aty u pyet se “cili kardiolog kujdeset për shëndetin e zemrës” së tij.

Kurti tha se nuk ka probleme me zemër, por se kur të ketë do të vijë në këtë klinikë.

“Unë kam fatin që nuk kam probleme me zemër, por kur të kem e di ku duhet të vij. Me zemër jam mirë, kur do të kem probleme me zemër do të njoftoheni edhe ju, përveçse kjo Klinikë ku ndodhemi tash sepse ky është vendi ku njeriu vjen.

Ama ta keni një gjë parasysh se kur e kemi thënë parullën tonë “Me zemër” e kemi thënë si zgjidhje politike jo si problem shëndetësor”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat