Gazetarja e RTK-së: Kam qenë e do të jem për një gazetari pa nënshtrim e presion ndaj askujt dhe nga askush

Lajme

Gazetarja e RTK-së: Kam qenë e do të jem për një gazetari pa nënshtrim e presion ndaj askujt dhe nga askush

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 18:20
Trendelina Ramadani

Gazetarja Trendelina Ramadani është distancuar nga raportimi i RTK-së ku sulmohet Nacionale e Periskopi.

Ajo është distancuar nga ky raportim duke thënë se është për “një gazetari pa nënshtrim e presion ndaj askujt dhe nga askush.”

Reagimi i saj:

RTK-ja ka qene qellimi im qe nga viti i pare i Fakultetit te Gazetarise, dhe qe nga dita e pare qe kam punuar aty kam dhene maksikumin pa nenshtrim e presion per t’i bere keq dikujt.

Jam perkushtuar me gjithe kapacitetin tim ne lajme e dokumentare, per te sjell me te miren tek publiku i RTK-se. Andaj edhe une distancohem nga cdo lloj padrejtesie qe buron nga televizioni ku punoj.

Kam qene, jam dhe do te jem per nje gazetari pa nenshtrim e presion ndaj askujt dhe nga askush!

Vetem pune, saktesi dhe fakte!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat