“Po përcjellte veturën që po transportohej një viktimë që dyshohet se është vetëvrarë” - policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë

Lajme

“Po përcjellte veturën që po transportohej një viktimë që dyshohet se është vetëvrarë” - policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 19:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident mes veturës së policisë dhe një veture tjetër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë të martën.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se policia po përcjellte veturën e një familjari që po transportonte një të vdekur, për të cilin dyshohej se ishte vetëvrarë.

“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që bënte transportin e viktimës”, njofton Elezaj.

Ai tutje thotë se deri më tani, dy police dhe një qytetar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rasti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat