Zeneli: Me i sulmu mediat është si me e sulmu demokracinë

Lajme

Zeneli: Me i sulmu mediat është si me e sulmu demokracinë

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 23:26
Alban Zeneli

Profesori në degën e Gazetarisë në UP, Alban Zeneli, duke e diskutuar sulmin e RTK-së ndaj mediave tha se në këtë rast është “sulmu demokracia”.

Kështu u shpreh ai duke thënë se është rasti i parë që është përdorë RTK-ja për me i sulmu mediat.

“Është rasti i parë që RTK është përdorë me i sulmu mediat, që i bie me sulmu demokracinë. Njërën prej shtyllave kryesore të demokracisë në shoqërinë tonë, ky është problemi pse ka një reagim kaq të madh dhe ka një distancim më të madh në shoqëri”, tha Zeneli.

Por, Zenelit i tha kryetari i AGK-së Xhemajl Rexha se sulme për mediat ka bërë edhe më parë RTK.

“RTK ka pasur lajme edhe kundër KTV-së më herët, nuk është bash ky sulmi më brutal por lajme ka pas”, tha Rexha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat