Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit? – Daçiq jep deklaratë skandaloze

Lajme

Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit? – Daçiq jep deklaratë skandaloze

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 15:34
Faton Hajrizi dhe Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq sot në takimin e tij me homologun maqedonas Pançe Toshkovski në pikën kufitare në “Tabanoc” u pyet nëse trupi i pajetë i Faton Hajrizit do të kthehet në Kosovë.

Daçiq tha se për këtë nuk vendos MPB-ja dhe se nuk e di procedurën.

“Tani këtë me të vërtet nuk e di, sepse kjo del nga ajo që është për policinë.

Kjo është pyetje për ata që e bëjnë hetimin, dhe nuk e di si veprohet në këto situata”, tha mes tjerash Daçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat