​Osmani pritet nga presidenti Macron, thotë se fryma olimpike i kapërcen kufijtë

Lajme

​Osmani pritet nga presidenti Macron, thotë se fryma olimpike i kapërcen kufijtë

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 17:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja Vjosa Osmani është pritur në takim nga presidenti Emmanuel Macron dhe zonja e parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024.

Këtë presidentja Vjosa Osmani e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

Ajo ka shkruar se fryma olimpike i kapërcen kufijtë.

Në Pallatin Élysée, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024. Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat