Janë gjetur katër sera me të mbjellura me bimë të dyshuara narkotike, të llojin marihuanë në Bjeshkën e Roshkodolit të komunës së Deçanit.
Burime të medias kanë bërë të ditur se këto bimë supozohet se janë djegur mbrëmë, nga persona ende të panjohur.
Nga vendi i ngjarjes janë marrë si prova materiale, mostra të bimëve narkotike, një armë AK-47 me 32 copë fishekë dhe një fishek i kalibrit për armë të gjuetisë.
Burimet gjithashtu kanë bërë të ditur se dyshohet që aty kanë qenë të mbjellura rreth 300 bimë, një deri në dy metra gjatësi.