E tmerrshme, turp! Kjo është gjendja e rrugës nga Vushtrria në drejtim të Llamkosit

Lajme

E tmerrshme, turp! Kjo është gjendja e rrugës nga Vushtrria në drejtim të Llamkosit

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 20:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka disa muaj, rruga Drenica me gjatësi rreth 2 km që është duke u punuar.

Kjo rrugë, edhe pse shumë e shkurtër, ka krijuar kolona të jashtëzakonshme në rrugën e Vushtrrisë drejt Llamkosit.

Mijëra banorë të dhjetëra fshatrave të komunës së Vushtrrisë, kanë qarkulluar në rrugën Drenica, e punimet këtu po kryhet shumë ngadale.

Edhe pse është asfaltuar rreth 1 km, rruga ende nuk është liruar për qarkullim.

Banorët që po frekuentojnë këtë rrugë shprehen të mllefosur me punimet e ngadalta, por edhe me komunën e Vushtrrisë.

Shumë prej tyre, tashmë mërgimtarë që kanë ardhë, kanë thënë se po të ishte në perëndim kjo rrugë, do të kryhej brenda 2 jave, maksimumi brenda muajit, shkruan Gazeta Kosova.

Mirëpo, ne jemi në Kosovë dhe duhet të ballafaqohemi mijëra qytetarë për shkak të ngadalësisë së punimeve të një rruge rreth 2 kilomotra.

E tmerrshme, turp!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat