SHISH-in ia dha Serbisë, ushtrinë Greqisë, sigurinë “Sinaloa”-s, Portin e Durrësit mafies arabe

Lajme

SHISH-in ia dha Serbisë, ushtrinë Greqisë, sigurinë “Sinaloa”-s, Portin e Durrësit mafies arabe

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 16:41
Edi Rama

Edi Rama i shpërfillë e i poshtëron anëtarët e kryesisë dhe grupin parlamentar të PS-ës për emërimet në qeveri, parlament e në parti dhe ata e pranojnë.

Por është skandal, që nuk përfill shtetin, kur bën emërime ministrash, drejtues të agjencive e këshilltarë të sektorëve të sigurisë kombëtare dhe partneritetit me SHBA-BE, duke caktuar ata që do ai, ose ata që ia diktojnë qarqet mafioze e anti-shqiptare.

Kështu veproi me Pirro Vengun, të cilin e emëroi Ministër të Mbrojtjes.

Por kjo çështje i përket SPAK-ut, nëse po i heton dosjet për kontrabandën e trafiqet në Portin Detar të Durrësit.

Alarmues për shtetin shqiptar, është fakti që Edi Rama, drejtimin e ushtrisë shqiptare, ia dha një shtetasi grek me kombësi greke, kur ligji për sigurinë kombëtare, e përcakton prerazi, se Ministër i Mbrojtjes duhet të emërohet me kombësi shqiptare e vetëm me shtetësi shqiptare.

Ndërsa i emëruari Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu, është me kombësi e shtetësi greke, pra bir dhe “ushtar” i Greqisë; shtetit që ka në fuqi ligjin e Luftës, që ka sulmuar disa herë ushtarakisht territorin e Shqipërisë dhe nuk heq dorë nga plani shovinist i Vorio- Epirit.

Ndoshta, Pirro Vengu do më shumë Shqipërinë se Greqinë e gjakut të tij helen; por ligji shqiptar për sigurinë kombëtare, edhe sikur të ketë bërë shumë heroizma, nuk e lejon që ai të jetë Ministër i Mbrojtjes.

Por Edi Rama, në shkelje të ligjit për sigurinë kombëtare, i ka dhënë dhe SHISH-in Serbisë, duke emëruar drejtore Vlora Hysenin, ish-shtetase serbe që nga lindja e saj, dhe shtetase e kosovare pas krijimit të Kosovës si shtet me vete.

Sipas ligjit për sigurinë kombëtare, në postin e drejtuesit të SHISH, duhet emëruar një person që ka vetëm kombësi e shtetësi shqiptare; mirëpo kryeministri Edi Rama, emëroi Vlora Hysenin, që perveçse ka pasur shtetësi serbe, është shkarkuar nga detyra si zv/kryetare e shërbimit inteligjent të Kosovës.

Kryeministri Edi Rama, drejtimin e negociatave të Shqipërisë me BE, ia ka dhënë Majlinda Dhukës, zonjës me kombësi e shtetësi greke; e cila, në podiumin e takimit me e diasporën në Athinë, tha: - Unë jam me gjak e shtetësi e greke dhe jam krenare për origjinën time.

Fatin e sigurisë kombëtare deri para një muaji, Edi Rama ia besoi mafiozit Florian Coldea, ish-Zv/drejtorit të Shërbimit Sekret Rumun, të cilin prej 5 vitesh e mbajti krye-këshilltar për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Por krye këshilltari i kryeministrit Edi Rama për sigurinë e Shqipërisë krye spiuni rumun Florian Coldea, është në arrest për lidhje me kartelin mafioz meksikan “Sinaloa”, por në zyrën e Edi Ramës, ka qenë dhe anëtari tjetër i kartelit “Sinaloa”, Luftar Hysa.

Portin Detar të Durrësit, portën kryesore të sigurisë kufitare kombëtare detare, Edi Rama ia dha mafies arabe, duke mashtruar sikur është investim i Qeverisë së Emirateve; kur faktikisht është investim i miliardave të mafies së parajsave fiskale, maskuar pas Mohamed Alabbar.

Kujtojmë, që kryeministri Edi Rama, krye këshilltar për politikat serbe në Kosovë, ka Baton Haxhiun, spiunin e UDB-së e Shërbimit Sekret Serb “BIA”, i cili deri në muajin mars 2023 ishte në një zyrë me spiunen serbe Vlora Hyseni, që deri para emërimit drejtore e SHISH, ishte këshilltare e Edi Ramës për sigurinë.Pamfleti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat