Jep dorëheqje drejtori i Urologjisë në QKUK

Lajme

Jep dorëheqje drejtori i Urologjisë në QKUK

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Drejtori i Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Petrit Nuraj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Zyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, ka konfirmuar se është miratuar kërkesa e Nurajt për dorëheqje, e cila është ndërlidhur me çështje akademike.

Pas dorëheqjes së Nurajt, Bujar Frangu është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës së Urologjisë.

Klinika e Urologjisë ka përfituar nga një rinovim i konsiderueshëm, me investim prej 1.2 milion eurosh, i cili u përurua më 10 korrik 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat