“Po shkojmë te baba”/ Mërgimtari thotë se po shkon në “liqenin e Albin Kurtit”, nuk ia di emrin Ujmanit

Lajme

“Po shkojmë te baba”/ Mërgimtari thotë se po shkon në “liqenin e Albin Kurtit”, nuk ia di emrin Ujmanit

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 22:54
Liqeni i Ujmanit

Në rrjete sociale është bërë virale videoja e një mërgimtari që shihet duke vozitur rrugës për në Kosovë dhe duke i treguar fëmijës së vet se “du me shku n’liqenin e Albin Kurtit”, duke iu referuar Liqenit të Ujmanit, emrin e të cilit nuk e dinte.

Në fillim të videos, dëgjohet një zë fëmije nga ulësja e pasme e veturës: “Ku po shkojmë?

Burri i përgjigjet dhe njëkohësisht i bën një pyetje fëmijës së tij: “A, babit, qy ku po shkojmë… Hajt n’mujsh me ia qillu ku po shkojmë? Po shkojmë te ma i madhi, po shkojmë te baba prej krejtve, a e di kush oshtë?”

Fëmija përgjigjet shkurt: “Jo.”

Mërgimtari ia jep përgjigjen, sipas këndvështrimit të tij, natyrisht: “Albin Kurti osht ma i madhi prej krejtve. Po shkojmë n’Kosovë, te Albin Kurti.”

Ai më pas mësa duket mendon se kryeministri po e dëgjon ose do ta dëgjojë, sepse i drejtohet në vetën e dytë njëjës: “Albin, jena tu ardhë. Ishalla vimë mirë e t’gjajmë mirë. Respekt për Albin Kurtin!”

Fëmija i tij më pas e pyet: “Ku po do me shku n’deti?”

Babai i tij i përgjigjet: “Valla, babë, për deti, për sivjet, unë – mirë që m’vete, se s’du me shku [në det]. Du me shku n’liqenin e Albin Kurtit. E kena tash ni liqen, e kena ni pushim. Zoti e rujtë Albin Kurtin, na e ka ba pushimin. S’e di qysh i thojnë [liqenit]: Ujmaj, a Ajman, a Ujmar a... Po harroj tash, prej pleqnie.”

Mërgimtari më pas shprehet i lumtur, sepse thotë se nuk ka nevojë që te Liqeni i Ujmanit të paguajë: “As s’bo lazëm [nuk ka nevojë] me pagu, as s’bo lazëm me shku... – se m’ka pa myt nifar pushimi, 20 euro kreveti, restoranti, hoteli” – thotë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat