Në vetaksidentin në Veternik s’ka pjesëtar të KFOR-it të përfshirë

Lajme

Në vetaksidentin në Veternik s’ka pjesëtar të KFOR-it të përfshirë

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

“Sipas të dhënave tona nuk kemi asnjë pjesëtar të KFOR-it të përfshirë në këtë aksident”.

Kështu thuhet në përgjigjen e Misionit të NATO-s.

 Sot ishte raportuar se si pasojë e një vetaksidenti në Veternik, i cili ndodhi sot në mëngjes, lëndime trupore kishte pësuar edhe një pjesëtar i KFOR-it.

Lidhur me rastin, policia bëri të ditur se si pasojë e këtij vetaksidenti që ndodhi në rrugën Ferizaj – Prishtinë, u lënduan dy persona, që u dërguan për tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat