U raportua se po kërkohet nga Serbia, deklarohet koloneli i policisë

Lajme

U raportua se po kërkohet nga Serbia, deklarohet koloneli i policisë

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Koloneli i policisë së Kosovës, Lumni Graishta, u raportua se po kërkohet nga Serbia bashkë edhe me disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 30 korrik, Serbia e ka dërguar një listë në Interpol, në mesin e të cilëve është edhe emri i kolonelit të Policisë së Kosovës.

Graishta tha për median se “zyrtarisht nuk është në dijeni”.

“Edhe unë e kam lexuar në media lajmin se po kërkohem. Zyrtarisht nuk kam ndonjë informacion, por për neve nuk pritet më mirë nga Serbia”, tha Graishta për Klankosova.tv

Koloneli si i ri ka qenë i angazhuar në luftën e fundit në Kosovë si pjesëtar i UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat