Ndodh edhe kjo në Shkup: Kosovës i ngatërrohet flamuri me atë të BE-së!

Lajme

Ndodh edhe kjo në Shkup: Kosovës i ngatërrohet flamuri me atë të BE-së!

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 15:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot para fillimit të konferencës për shtyp të kryeministrave Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti për pak sa nuk ndodhi një skandal tjetër.

Në vend të flamurit të Kosovës e kishin vendosur flamurin e BE-së, pak para nisjes së konferencës për shtyp, e ndërrojnë.

Video:

Në delegacionin e Kosovës për këtë vizitë në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat