Policia konfirmon që një mjet transportues i Postës serbe s’është lejuar të futet në Kosovë

Lajme

Policia konfirmon që një mjet transportues i Postës serbe s’është lejuar të futet në Kosovë

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës këtë të martë nuk e ka lejuar një mjet transportues të Postës Serbe që të futet në territorin e Kosovës.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se njësiti kufitar i Policisë së Kosovës pasi e kanë pyetur drejtuesin e mjetit transportues për licencë dhe pyetje të tjera, të njëjtin e kanë kthyer prapa për në Serbi në pikën kufitare në Jarinjë.

Posta e Serbisë sot përmes një komunikate për media ka thënë se Policia e Kosovës e ka ndaluar një kombi të tyre në pikën kufitare në Jarinjë, i cili ishte duke transportuar dërgesa në linjën Rashkë-Graçanicë.

Ky vendim i Policisë së Kosovës vjen pas aksionit të zhvilluar në veri të Republikës së Kosovës ku janë mbyllur pikat operuese të Postës së Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat